Policia konfirmon rastin për sulmin ndaj Kryetarit të Bërvenicës

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, është sulmuar nga një bashkëfshatar i tij. Rastin e ka konfirmuar policia e Tetovës duke thënë se bëhet fjalë për sulm verbal, fyerje, ofendime dhe kërcënime, por që fatmirësisht ka përfunduar pa kontakt fizik. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se Pajaziti ka denoncuar rastin dhe i dyshuar për sulmin verbal është A.R. i lindur në vitin 1969 nga fshati Çollopek. Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski tha se incidenti ka ndodhur kur i denoncuari ka penguar punimet në një rrugë lokale, por nuk deshi të komentojë nëse ofendimet dhe sulmi verbal ka pasur edhe përmbajtje politike.

“Pas denoncimit personi që ka prishur rendin dhe qetësinë është arrestuar, është marrë në bisedë informative dhe i është tërhequr vërejtja. Pas zbardhjes së rastit do të ngrihet edhe procedim adekuar. Personi me inicialet A.R. fillimisht është konfliktuar me punëtorët e një ndërmarrje që ka realizuar punimet në një rrugë lokale të cilët më pas kanë thirrur kryetarin e Komunës. Por sulmet e njëjta verbale personi i dyshuar i ka vazhduar edhe ndaj kryetarit të Komunës duke thënë se nuk lejon që punimet të zhvillohen para shtëpisë së tij”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button