Të falimentuarit në protestë, paralajmërojnë bllokada të institucioneve

Një grup i të falimentuarve në disa qytete të Maqedonisë, për momentin e kanë bllokuar komunikacionet përpara Kuvendit të Maqedonisë, të cilët siç thonë do të qëndrojnë aty deri në orën 17 me qëllim që shteti të dëgjojë për problemet e tyre dhe menjëherë të sjellë ligj për të falimentuarit., njofton Nova Tv, transmeton Portalb.

Ata thonë se në çdo 10-15 ditë do të t’i bllokojnë institucionet, kalimet kufitare dhe pikat pagesore të rrugëve, derisa nuk do të pranohet ligji për të falimentuarit me të cilin do të dëmshpërbleheshin 4 mijë ish të punësuar.

Përpara se të stacionoheshin përpara Kuvendit, të falimentuarit kanë kërkuar që të pranohen nga lideri i Shoqatës së Sindikatave, Zhivko Mitrevski, por nga atje u kanë dhënë se ai është në udhëtim, transmeton Portalb.

Kryetarja e Sindikatit të falimentuarve, Lile Georgievska ka theksuar se Mitreski nuk ka guxim që të përballet me të falimentuarit sepse në periudhën e kaluar gjithmonë ka qëndruar në mbrojtje të pushtetit, dhe jo në atë të klasës punëtore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button