Qarkullimi në industri: Rënie të tregut të brendshëm, ngritje të jashtmit

Indeksi i qarkullimit në industri në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015 është 106.9.

Qarkullimi në industri i realizuar në tregun e brendshëm në janar të vitit 2016, në krahasim me vitin 2015 , ka shënuar rënie prej 1.1%, ndërkaq qarkullimi i bërë në tregjet e jashtme ka shënuar rritje prej 8.6%, njoftojnë nga Oda Ekonomike, transmeton Portalb.

Duke e parë sipas sektorëve, qarkullimi në industri, në sektorin e minierave dhe nxjerrjen e gurëve në janar të vitit 2016, në lidhje me në janar të vitit 2015 ka shënuar 25.0%, ndërkaq sektori prodhues industrial ka shënuar ngritje prej 8.4%.

Duke e parë sipas grupeve industriale, qarkullimi n janar të viti  2016, në krahasim me vitin 2015, ka shënuar rënie në prodhimet kapitale për 30.4% dhe prodhime afatgjate për konsumatorët e gjerë për 4.4%, përderisa rënie është shënuar në energji për 55.5%, produktet e ndërmjetme, përveç për 10.5% dhe mallra të qëndrueshme për konsumatorët e gjerë për 4.6%, transmeton Portalb.

Indeksi i qarkullimit në industri në janar të vitit 2016, në krahasim me atë të dhjetorit të vitit 2015, është 97.8. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button