TI: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me rekomandimet e Pribe-së

“Transparency International – Maqedoni”, shprehë shqetësim në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht për dhënien e ingerencave kryetarit të shtetit që të ketë të drejtë t’i amnistojë të gjykuarit për mashtrime zgjedhor, pedofili dhe krime tjera, njofton Portalb.

“Transparency International – Maqedoni”, rithekson se ky akt është kundër rekomandimeve dhe parimet e të “Grupit të vendeve kundër korrupsionit”, sipas të cilëve, Republika e Maqedonisë si shtet-anëtare ka marrë detyrë që të sigurojë mekanizma për dënimin e kryerësve të veprave penale lidhur me korrupsion dhe të mos jep hapësirë që të njëjtit të mos dënohen apo t’i ikin përgjegjësisë. Gjithashtu, ky vendim është në kundërshtim me propozimet e grupit të ekspertëve nga Rajnhard Pribe, në të cilën është theksuar se Republika e Maqedonisë po përballet me probleme serioze në këtë fushë”, thuhet në reagimin e TI-së.

TI, ju bën thirrje institucioneve që ta përforcojnë luftën kundër korrupsionit, ndërkaq me letër drejtuar kryetarit të Maqedonisë, me përmbahet nga ligji për amnisti  në lidhje me personat që janë të dënuar për krime të rënda që me këtë të fundit të mos i bëj dëm luftës për korrupsion dhe besimit të qytetarëve të ndaj institucioneve të shtetit. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button