Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bllokon Maqedoninë drejt Evropës

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta thellojë edhe më tepër krizën politike. Dhe, jo kaq! Ky vendim do të ndikojë edhe në procesin eurointegrues dhe do të hedh poshtë çdo përpjekje të deritanishme të komunitetit ndërkombëtarë për të ndërtuar institucione demokratike në Maqedoni.

Kështu vlerësojnë për Portalb profesori universitar/eksperti juridik Osman Kadriu dhe njohësi i çështjeve evropiane Bojan Mariçiq, nga Bojan Mariçiq nga Qendra për studime Evropiane.

“Ky vendim fare nuk i ndihmon Maqedonisë. Edhe Parlamenti evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare kanë reaguar qysh në fillim. Ajo me këtë vendim i anashkalon edhe i cenon të gjitha aktivitetet që i ndërmerr Prokuroria speciale, por aktivitetet për të cilat ka investuar BE-ja, për t’i ndihmuar Maqedonisë që shteti të dalë nga kriza. Mirëpo, me këto vendime kriza do të thellohet edhe më shumë. Deri në atë masë sa, unë dyshoj se do të ketë zgjedhje të rregullta, në qershor”, tha për Portalb Kadriu.

Nënjë linjë të mendimit qëndron edhe Bojan Mariçiq. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ndikojë shumë keq, sepse qëllimi tashmë po dihet- të pengohet puna e Prokurorisë speciale, që të mbrohen nga dënimi manipuluesit e zgjedhjeve nga radhët e pushtetit.

“Rasti i parë i PSP-së kishte të bëjë me krimin zgjedhor, ku ishin përfshirë dy ish ministra- Jankullovska dhe Janakievski. Kështu që qëllimi tanimë është i qartë. Mendoj se duhet në mënyrë më energjike të reagojnë edhe nga BE dhe aktorët tjerë e komunitetit ndërkombëtarë, sepse me këtë vendim vihet në pikëpyetje gjithçka që është bërë deri më tani për themelimin e një institucioni që do t’i zgjidhte parregullsitë deritanishme zgjedhore. Dhe, tani kur e dimë se do të kemi së shpejti zgjedhje, cili është sinjali se do të kemi zgjedhje fer, prapë mundet të bëni çka të doni ne jemi mbi ligjin dhe gjithçka mund të zgjidhim në favorin tonë”, deklaroi për Portalb Mariçiq.

Kujtojmë se ende pa u votuar iniciativa për amnistimin e manipuluesve të zgjedhjeve, pedofilëve dhe tregtarëve të drogës pati reaguar Bashkimi Evropian. Sipas së cilës, miratimi i një vendimi të këtillë pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për zgjedhje demokratike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button