E vërteta ka vetëm një kod Kushtetutën e R.M.-së

Shumë kush mund të çojë pluhur: kritikon,etiketon, e ngre zërin, për të bë zhurmë, por e vërteta ka vetëm një kod, Kushtetutën e R.M. – së.  Subjektet politike shqiptare tentuan, po nuk i’a arritën  që ta ndryshojnë këtë  kushtetutë, e cila ishte bazament për diskriminim e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Ishte BDI ajo që bëri ndryshimin e Kushtetutës së R.M.- së , dhe për ne solli një të ardhme me prespektivë.

Operacionalizimi i dispozitave kushtetutare rezultoi me sjelljen e shumë ligjeve në interes të shqiptarëve, e në mes tyre edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe ligjin për Qytetin e Shkupit me të cilin Shkupi u bë dygjuhësorë. Kështu qyteti jonë fillojë të frymon shqip.

Në Këshillin e Qytetit , disa herë kemi debatuar në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në Qytetin e Shkupit dhe administratën e saj, ndërmarrjet pubike ,  institucionet arsimore dhe kulturore, të cilat i themelon.

Pas  këtyre debateve në lidhje me këtë problematikë, Këshilli i Qytetit të Shkupit ka sjellë konkluzionet siç janë :

  1. Këshilli i Qytetit të Shkupit rekomandon Kryetarin e Qytetit z. Koce Trajanovski që t’i obligojë drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve kulturore e arsimore, që në përpikshmëri të respektojnë përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet që drejtojnë konform dispozitave ligjore dhe statutare.
  2. Obligohet administrata e Qytetit të Shkupit që së paku një herë në vitë ta përcjellë deri te këshilli i Qytetit të Shkupit informatën për realizimin e aplikimit të gjuhës shqipe, nga ana e ndërmarrjeve publike, institucioneve kulturore e arsimore, që këshilltarët të informohen për së afërmi për ndryshimet eventuale pozitve.

Këto konkluza u votuan njëzëri. Mirëpo pjesërisht u respektuan. Konkluza e parë nga ana e Kryetarit të Qytetit u përcoll në mënyrë zyrtare te të gjitha këto ndërmarrje. Mirëpo më habit fakti, për çfarë arsye nga drejtorët nuk u kërkua informatë kthyese, se sa ata i kanë përmbushur obligimet e tyre, që janë të rregulluara me ligj. Nga ana tjetër, në lidhje me konkluzionin e dytë, udhëheqësia e qytetit në vend që të respektojë konkluzën e Këshillit dhe të dalë zyrtarisht me informatë për dygjuhësinë, ata presin iniciativë nga opozita shqiptare, të cilët shfrytëzojnë rastin jo për të kontribar diçka, por vetëm e vetëm të kritkojnë BDI- në. Për këto shërbime, bile edhe për shërbime tjera të imta cikrimtare dhe tejet personale të cilat nuk dua të i përmend, i shfrytëzojnë “verni drugarat” si xhoker, sa herë që u duhet për kuorum- ti kenë. Sa herë që u duhet ndonjë votë -ta kenë, dhe sa herë që u duhet ta lëshojnë seancën e Këshillit për të mos penguar ndonjë vendim që sillet me Badinter -ta kenë (shembull konkret  vendosja e  5 bustave për rreth Sheshit Skëndërbej).

Pa marrë parasyshë ne e përshëndetëm këtë iniciativë, që këto informata për respektimin e dygjuhësisë të jenë në rend dite, dhe uroj që debate të këtilla të kontribojnë dhe ndikojnë, që gjuha shqipe në Qytetin e Shkupit ndërmarjet dhe institucionet që i themelon ,ta zbatojnë ligjin në përpikëshmëri, konform dispozitave ligjore. Lidhur me këtë, sinqerisht u them se mua nuk më intereson se kush më tepër, ose kush më pak do të kontriboj, që t’i detyrojë këta zyrtarë ta respektojnë ligjin për dygjuhësinë.Mua thjeshtë më intereson që gjuha shqipe të zbatohet konform ligjit.( Një filozof anglez ka thënë : “Ai që I kërkon lavdratat – nuk i meriton , e ai që i meriton – nuk i duhen )

Pra, kur debatohet për gjuhën shqipe, duhet të bëjmë krahasime se si ishte dje kur PDSH-ja ishte në pushtet dhe si është sot kur BDI-ja është në bashkqeverisje në Qytetin e Shkupit. Dallimi është evident dhe shumë i madhë. Në kohën e PDSH- së situata rreth përdorimit të gjuhës shqipe ka qenë katastrofale.

Me ardhjen e BDI-së , situata dukshëm ka ndryshuar, vërehen ndryshime pozitive. Mbishkrimet janë  në dygjuhësi, te kabineti i kryetarit të Qytetit, në seancën e komisioneve dhe këshillit, në adminisratë, materialet që dalin nga Qyteti i Shkupit, informatat, lajmëtari zyrtar, pranimi i shkresave të ndryshme të qytetarëve, vendosja e rrugërëfuesve, e kështu me rradhë janë edhe në gjuhën shqipe.

Megjithëatë nuk është gjithçka në rregull, probleme ekzistojnë në vendosjen e mbishkrimeve nëpër ura si dhe tabelat e rrugëve në disa komuna, i dhe sgmente tjera ku të njëjtat vendosen vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo që po toleron Kryetari i Qytetit është thyerje ligjore dhe mos zbatimi i ligjit për dygjuhësin, i cili na obligon. Edhe pse disa kuazi-këshilltarë për këtë çështje bazohen në ligjin për emërimin e rrugëve, urave , shesheve, ku shfrytëzohet alinea që ka të bëjë për komunat jashtë qytetit të Shkupit , e nuk bazohen në ligjin e Qytetit e Shkupit dhe statutin e Qytetit ku shihet qartë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

Përveç kësaj vlen të përmendet se për së pari herë në histrorinë e Shkupit, në procedurë të rregullt kaluan 45 emra nga historia dhe kultura shqiptare, për emërtimin e rrugëve dhe shesheve. Ua kujtojë se në kohën e PDSH-së Këshilli i Qytetit të Shkupit mori vendim për 46 emërtime të rrugëve dhe shesheve, prej të cilëve asnjë shqiptarë. (seanca e 47-të mbajtur më 26 shtatorë të vitit 1998).

Sa u përket ndërmarjeve publike dhe institucioneve tjera, vërehet se janë bërë përmirësime. Shihet se mbishkrimet, vulat, llogot, web faqet,  materijalet për këshillat mbikëqyrës dhe drejtues, janë edhe ne gjuhën shqipe,kështu pra edhe gjatë debateve në këto këshilla, shqiptarët drejtohen në gjuhën amtare. Mirëpo, parashtrohet pyetja: a po përdoret gjuha shqipe në këto ndërmarrje dhe institucione konform dispozitave ligjore dhe statutore? Kategorikisht them se jo. Ne, të gjithë bartësit e funksioneve në qytet dhe institucionet tjera të Qytetit , nuk do ti lëmë rahat derisa ligji për dygjuhësi të respektohet në tërësi.

Kur flasim për këto institucione vërehet se kemi laramani. Për shembul, në Higjienën Komunale, Qendrën Kulturore Informative, Shtëpin e Kulturës “Koco Racin” , në shkollat e mesme “Zef Lush Marku “ dhe “Cvetan Dimov” , të cilat ndërmarje dhe institucione drejtohen nga kuadro të BDI-së, gjuha shqipe përdoret në nivel më të lartë se në ndërmarrjet dhe institucionet tjera në qytet. Parashtrohet pyetja: Pse kjo është kështu? A thua drejtorëve maqedonas u pengon gjuha shqipe? Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se gjuha shqipe është kategori kushtetuese, ligjore dhe statutore, dhe për mosrespektimin e këtyre dispozitave, ata mund të sanksionohen.Gjithëashtu duke i lexuar informatat për përdorimin e dygjuhësisë, konstatova se shumë drejtorë këtë obligim e  kanë marrë me shum pak seriozitet, mos të them se e kanë marrë si në tallje. Japin informatë me dy-tri fjali, duke potencuar se tek ata është gjithçka në rregull. Në disa ndërmarrje tjera publike në mbishkrimet e tyre, shihet se në gjuhën maqedone shkronjat  janë më të mëdha se ato në gjuhën shqipe. Gjithashtu vërehen edhe shumë gabime gjuhësore. Nuk mund të shkruhet Pargt, por Parqet, jo guielbrimi por gjelbërimi etj., ndërsa në ndërmarjen për transport publik gabime sa të duash. Pse zotërinjë drejtorë lejoni një gjë të tillë, kur dihet se sot ka institucione të liçensuar-kompetent, që merren profesionalisht me këtë punë. Nuk mund të lejohet që me këto punë të merren njerëz jokompetent, që aty-këtu kanë mësuar gjuhën shqipe. Para se të vendosen mbishkrimet, apo informacione tjera per qytetarët, qofshin ato në vetë autobusët apo stacionin e pritjes, ata së pari duhet të kontrollohen nga njerëz kompentent. Gjithashtu, informata që vjen nga “ NP Ujësjellësi dhe kanalizimet ” është pak sa qesharake. Thuhet se në këtë ndërmarrje gjuha shqipe përdoret në tërësi dhe konform me ligjin. Realiteti është krejt ndryshe. Bile në këtë ndërmarrje as mbishkrimet nuk janë në dy gjuhë, e mos të flasim për njësitë vozitëse ( gjë që është prezente edhe në ndërmarjet tjera) ku  nuk vërehet aspak gjuha shqipe, faktura për qytetarë, lajmërime të ndryshme dhe segmente tjera.Edhe pse në këtë ndërmarrje publike situata në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe është nivel minimal, me habit fakti se Drejtori i kësaj ndermarrje , në një nga senacat e fundit, nga këshilltarët e PDSH-së mori lëvdata të shumta. Në fillim mendova se këta këshiltarë janë shumë të kënaqur nga puna e tij , mirpo më vonë kuptova se këta lëvdata i ka marrë për qëllime krejt tjera, për të cilat nuk më lejon ndërgjegjeja të flas.

Edhe më tepër është qesharake, se disa institucione arsimore na informojnë se dygjuhësia  zbatohet konform dispozitave ligjore. Shumë interesante, flasin për respektim të dygjuhësis konform ligjit, ndërsa nga informatat e dorëzuara vërehet se edhe vulat i kanë ende në në një gjuhë siç është rasti me shkollat e mesme Gjorgji Dimitrov, Josip Boz Tito dhe disa shkolla tjera.

Mund të them se edhe pse këtyre viteve në këtë drejtim të arriturat janë evidente, megjithate mund të konkludojmë se gjuha shqipe në Qytetin e Shkupit, ndërmarrjet publike dhe institucionet arsimore dhe kulturore, ku themelues paraqitet Qyteti i Shkupit, pjesërisht respektohet , diku më shumë, e diku më pak, andaj kërkoj, dhe jo që unë kërkojë por ky është obligim ligjor që gjithë drejtorët e këtyre institucioneve të respektojnë në përpikmëri dygjuhësinë konform dispozitave ligjore. Gjithashtu kërkoj që Kryetari i Qytetit të Shkupit z. Koce Trajanovski, të organizoj takim urgjent me drejtorët e këtyre ndërmarjeve dhe institucioneve, ashtu siç organizoj Irena Misheva, dhe nga ata të kërkojë ta respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve, statutin e Qytetit të Shkupit dhe statutet e tyre në lidhje me dygjuhësin në ndërmarrjet dhe institucionet që drejtojnë. Përndryshe përgjegjës kryesor për mosrespektimin e dygjuhësis në qytetin e Shkupit do të jetë  Z. Trajanovski, për arsye se ai i emron këta drejtorë, e nëse i emron, e ata nuk respektojnë ligjin, obligim i tij është që ata ti shkarkon.

Epilogu : Për të rumbullaksuar këtë çështje jam i mendimit që të formohet një organ në nivel qëndror, qoft në suaza të Qeverisë, apo në suaza të Sekretariatit për Implementimin e Marveshjes së Ohrit ( një organ i këtillë ekziston në Republikën e Kosovës) , i cili në baza ligjore  do të ketë kompetenca të plota për të mbikqyrur, analizuar dhe inspektuar situatën në lidhje me respektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të drejtë që për mosrespektuesit e dispozitave të këtij ligji, të propozojë sanksione organeve kompetenteve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button