KSHZ: Kontrolle plotësuese të një pjese të të dhënave nga kontrollet e kryqëzuara

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në takim pune, mbrëmë nuk arritën të miratojnë raportin me rezultate nga kontrolli i kryqëzuar nga të dhënat në bazat e MPB-së me ato të 10 institucioneve tjera, njofton Portalb.

KSHZ vendosi të kryejë edhe kontrolle të tjera testuese  plotësuese në bazat e të dhënave të institucionet e përfshira në metodologjinë e KSHZ-së.

Siç njoftojnë nga KSHZ, sapo të përfundojë kontrolli i testeve plotësuese, menjëherë do të caktohet seanca për miratimin e raportit me rezultatet nga kryqëzimi i të dhënave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button