Ku janë parkingjet e premtuara në kate të Çairit?

Kaosi me parkimin e veturave nëpër Çair vazhdon të mbetet temë aktuale.

Me këtë problematikë më së shumti ballafaqohet esnafi i Çarshisë dhe njerëz të cilët për çdo ditë punojnë në atë rajon. Ndodh që me orë të tëra nuk mund të gjendet vend-parking i lirë.

Kreu i Komunës Çair, Izet Mexhiti, në një intervistë për Portalb, para zgjedhjeve të fundit lokale, paralajmëroi ndërtim të tre parkingjeve në kate, por që deri më sot akoma nuk shihen askund.

Vitin e ardhshëm do të fillojnë punimet ndërtimore të parkingut të parë nëntokësor në kate në territorin e Komunës Çair. Këtë e ka paralajmëruar njeriu i parë i kësaj komune, Izet Mexhiti.

‘I pari do të jetë në Sheshin  Skenderbëu, mirëpo bëhet fjal për parking në kate nëntokësore. Dy parkingjet tjera do të jenë kuadër të Çairit. Besoj që vitin e ardhshëm do të fillojnë punimet’ tha Mexhiti.

Në terren nuk shihen punë ndërtimi apo diçka e ngjashme sa i përket ndërtimit të parkingjeve.

Rikujtojmë:

PORTALB: E dimë se pos shumë problemeve tjera, në Çair, ka mungesë të madhe të parkingjeve, keni menduar të bëni parkingje në kate?

Izet Mexhiti: Parkingu nëntokësor është një prej zgjidhjeve që do të jetë në Sheshin Skënderbeu, parkingu i dytë mbitokësor do të ndërtohet në oborrin e teatrit shqiptar në Shkup, ku është parapa që procedurat për tokën komunale të hapen menjëherë pas zgjedhjeve, parkingu i tretë parashihet në oborrin e Xhamisë ‘Isa Beu’ ku do të ndërtojmë edhe Medresenë edhe garazhin ne kate, nëse arrijmë të gjejmë donator, mendojmë që edhe në Bit Pazar të ketë dy kate nëntokë, do ta realizojmë edhe një parking aty./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button