Lidington: Krizën duhet ta zgjidhin vet liderët politik

Ministri britanik për Evropë, Dejvid Lidington i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, sot do të takohet me ministrin për punë të jashtme, Nikolla Popovski, transmeton Portalb.

Dje Lidington  ka pasur takime me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Fatmir Besimi dhe me liderët e partive politike më të mëdha në vend, ku në fokus ishin problemet me krizën dhe zgjedhjet e caktuara më 5 qershor, si dhe integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

“Komuniteti ndërkombëtarë nuk mundet ta zgjidhë krizën në Maqedoni. Atë mund ta bëjnë vetëm liderët politik në Maqedoni. Ndikimi politik në institucionet e gjyqësorit nuk janë kompatibile më anëtarësimin në BE”, theksoi Lidington, transmeton Portalb.

Ai mendon se janë të mundshme zgjedhjet kredibile më 5 qershor.

Në pyetjen se cilat janë përshtypjet e tij pas takimeve me liderët partiak, Lidington tha se të gjithë janë të përkushtuar që t’i plotësojnë premtimet e dalura nga Përzhino. Ai ka potencuar se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e saj eurointegruese.

Sipas tij, Qeveria e zgjedhur më 5 qershor do të arrijë sukses të bëjë një hap para jo vetëm në reformat e brendshme, por edhe me bisedimet për çështjen e emrin me Greqinë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button