Binjaket më të dashura të Instagramit (FOTO)

Binjaket 8 muajshe Leila dhe Lauren janë bërë një fenomen i internetit pasi kanë më shumë se 140.000 fansa në Instagram.

Mamaja e tyre, Amber Young i vesh binjaket me kostume të bukura  duke realizuar fotosesione të këndshme, që i kanë kthyer ato në personazhe shumë të dashura të Instagramit.

Fotoja e tyre më e famshme që ka grumbulluar rreth 26 mijë pëlqime është ajo në të cilën vogëlushet pozojnë me kostumin e sirenës.

Leila dhe Lauren lindën 32 javëshe por ato gëzojnë shëndet të plotë dhe shpesh herë pozojnë të qeshura përpara objektivit të aparatit.

Mamaja e vajzave prej kohësh drejton një blog udhëtimi dhe që tani i ka kthyer binjaket në yje të rrjeteve sociale./tvklan.al

binjaket-10-634x445  binjake-2-634x445 binjaket-3-634x445 binjaket-4-634x445 binjaket-5 binjaket-6-634x445 binjaket-7-634x445 binjaket-9

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button