Roma përsëri dështon, Juve mbetet i vetëm i pari

Roma për të tretën herë radhazi nuk arrin të rrëmbej pikë të plota në Serie A.

Kësaj radhe skuadra romake para shikuesve të vetë barazoi pa gola me Cagliarin, në kuadër të javës së 13-të të ligës italiane.

Megjithëse se skuadra romake në pjesën e parë e kërkoi më shumë golin e epërsisë, këtë nuk ia lejoi portieri i ekipit mysafirë, Avramov i cili me pritjet e tija nuk lejoi të mposhtet ‘kalaja’ e Cagliarit.

Edhe në pjesën e dytë romakët e kërkuan rrugën e golit të avantazhit, por kësaj nuk ia arritën në saje të lojtarit të ndeshjes, përkatësisht portierit të ekipit mysafirë, që ishte hero i ekipit nga .

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 33 pikë, ndërsa Cagliari zë vendin e 14-të me po aq pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button