FSSH demanton: Nuk kemi harxhuar 55 milon euro, kemi planifikuar ti harxhojmë

Fondi për sigurim shëndetësor ka reaguar me demant të lajmit të Portalb ku thuhet se ka shpenzuar shifra të mëdha për inventar.  Sipas FSHM, tabela e cituar në lajmin e publikuar paraqet shpenzimet e planifikuara për institucionet publike shëndetësore .

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për shifra rekorde prej 55 milion euro të cilat Fondi për Sigurim Shëndetësorë i shpenzon për nevojat e veta, por bëhet fjalë për mjete të planifikuara për 112 Institucione Publike Shëndetësore. 

“Është e rëndësishme të qartësojmë opinionin që nuk bëhet fjalë për shifra rekorde prej 55 milion euro të cilat Fondi për Sigurim Shëndetësorë i shpenzon për nevojat e veta, por bëhet fjalë për mjete të planifikuara për 112 Institucione Publike Shëndetësore që mbulojnë te gjithë teritorin e Maqedonisë dhe lajmi i publikuar nuk është përdorur në kontekstin e duhur. “ shkruhet në demantin e FSHM.

Sa për qartësim, sipas raportit që ata e kanë dërguar domethënë që ata planifikojnë deri në fund të vitit ti harxhojnë 55 milon euro, ndërsa deri në fund të muajit maj kanë harxhuar rreth 29,200 euro.

Rikujtojmë Fondin se raporti i tyre është publikuar deri në muajin maj ku janë harxhuar 1.800.087.957 denarë apo rreth 29,200 euro nga 55 të planifikuara. 

Tani jemi në prag të dhjetorit, dhe sërish në mungesë të raportit për harxhimet deri në fund të nëntorit, mund vetëm të supozojmë se për këto muaj që kanë kaluar me gjasë janë harxhuar të gjitha mjetet e planifikuara. 

Lajme të ngjashme

Back to top button