Ilaçi natyral që ndihmon me problemet e frymëmarrjes

Secili prej nesh në një moment të caktuar të jetës ka hasur në probleme me mushkëritë. Ka shumë probleme të ndryshme mirëpo më të zakonshmet janë bronhiti, asma dhe llojet e ndryshme të të kollave. Problemet e mushkërive mund të shkaktohen nga infeksione të ndryshme apo nga gjendje tjera, siç janë alegjitë dhe konsumimi i duhanit.
Sidoqoftë, ne ua sjellim receptin e një ilaçi popullor që do ju ndihmojë të lehtësoni problemin tuaj me mushkëritë, ky ilaç është i vjetër dhe efikas ndërse ne ua sjellim formën origjinale të përgatitjes së tij.

Ja se si përgatitet…

Përbërësit:

– gjysëm kilogrami qepë

– gjysëm kilogrami sheqer

– dy limonë

– 5 litra ujë

– 7 lugë me mjaltë natyrale

Përgatitja:

Fillimisht e marrim sheqerin dhe e vendosim në një enë të metalit, vendoseni mbi stufë, gatuajeni në një temperaturë të ulët dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë kafeje të artë. Pastaj e shtoni qepën e imtësuar dhe e gatuani bashkë me sheqerin, i shtoni më pas ujin dhe i gatuajmë së bashku në një temperaturë mesatare derisa uji të avullohet dhe të ngelet 1/3 e tij, shkruan femra.net. Lereni enën anash që të ftohet e më pas i shtojmë lëngun nga dy limonët e shtrydhur dhe mjaltin. Përfundimisht lereni përzierjen të pushojë pak, e pastaj e tendosim dhe e ruajmë në shishe qelqi.

Si t`a konsumojmë:

Është e rëndësishme që të mbani mend të konsumoni një lugë nga ilaçi para çdo vakti derisa të harxhohet e tëra. Nëse edhe pas ëksaj terapie keni probleme me mushkëritë, përsëriteni proçesin e ilaçit derisa të ndjeheni më mirë dhe më pas vizitoni MJEKUN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button