LSDM: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i turpshëm

Ata që e shkatërruan ligjin dhe Kushtetutën janë fajtorët e vërtetë në shkatërrimin dhe djegien e Kushtetutës. Fajtorët e vërtetë janë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-së, reagon LSDM-ja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i turpshëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është gjë tjetër veçse një abuzim klasik i sistemeve partiake në gjyqësor, me shpresë se Gruevski do të shpëtohet nga përgjegjësia. Politika e Nikolla Gruevski dhe familjes është tipar i krimit, korrupsionit, mungesës së ligjit, si dhe shkaktimin e konfliktit artificial në mënyrë që me çdo kusht të qëndrojë në pushtet. Pjesëmarrja masive e qytetarëve në marshin e mbrëmshëm në mbrojtje të Kushtetutës, thotë LSDm-ja, edhe njëherë e konfirmoi vetëdijen qytetare dhe këmbënguljen qytetare në luftën për liri, demokraci dhe vlerat evropiane. Këtë luftë LSDM-ja e vazhdon së bashku me qytetarët”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button