“Pronësia” e (Pa) luhatshme e partive

“Mënyra për të fituar fuqi është duke e marrë atë” – si duket këtë thënie e paskan ditur të gjithë liderët e partive shqiptare përveç Vejselit.

Lexoj disa analist që thonë se ngjarjet në RDK dëshmojnë nivel demokracie (“partia ju takon anëtarëve dhe jo liderit”), pastaj më poshtë, të mohojnë veten duke deklaruar se kryetari Vejseli nuk ka arritur të shtrojë autoritetin mbi kryesine qendrore etj…!

Në fakt, këta analist dhe shumë media të shkruara dhe virtuale ose mbrojnë interesa të ndryshme ose nuk janë edhe aq analitik sa ju thotë titulli.
Duke lëvizur nga sqarimet banale për nderim të Vejselit, të anëtarëve të kryesisë qendrore të RDK –së, në mbrojtjen euforike dhe naive të Vejselit, fiton përshtypjen nëse bëhet fjalë për parti politike apo për burra te rritur që në kohë të lirë “lozin” politikë.

Ngjarjet në RDK jo që janë vetëm dështim i demokratizimit të skenës politike por edhe tregues që shoqëria jonë akoma s`është e gatshme të prodhoj organizata të bazuara në parime dhe ideale demokratike. Kjo për arsye se individët që morën hovin të ndërrojnë kryetarin Vejseli, po të ishte puna për Rufi Osmanin asnjë s`do merrte guximin, madje, as që do ju shkonte mendja për një gjë të tillë për arsye të perceptimit të fuqisë së liderit, si hyjnor, më shumë se sa statutor, siç rëndom ndodh te pothuajse të gjitha partitë shqiptare.
Jam shumë i sigurt që Rufiu ka qene shumë më pak demokrat se sa Vejseli në drejtimin e partisë. Andaj, kjo tezë e cila plasohet në opinion nuk mban. Për mendimin objektiv kjo situatë do të tregonte dyfytyrësinë dhe jo sinqeritetin e individëve, të cilët mbase për ego personale të shtyrë nga etja për pushtet, me vetëdije ose pa; janë vënë në shërbim të shkatërrimit të një strukture, e cila filloj të aktivizohet pas „tërheqjes“ së Rufi Osmanit.
Duke qenë të vetëdijshëm për betejën e forcave të reja politike për etablim në skenën politike, lirisht, mund të thuhet që RDK si parti e vogël s`do ju rezistojë këtyre tronditjeve dhe fatkeqësisht do të shkojë drejt shkatërrimit. Si rrjedhojë opozita edhe nëse do bashkohet, do të ketë më pak vota.

Të gjithë ata që qeshën tash dhe ndjejnë ndonjë satisfakcion, nga spektri opozitar, me kusht mos jenë “opozitë” si PDSH-ja, janë amatorë politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button