Erdogan: Sa u përket ndihmave humanitare Turqia e dyta pas SHBA-ve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi në ceremoninë e prezantimit të projekteve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) tha se sa u përket ndihmave humanitare në vitin 2014 Turqia ndodhej në vendin e dytë pas SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vitin 2013 sa u përket ndihmave humanitare ndodheshim në vendin e tretë pas SHBA-ve dhe Britanisë. Në vitin 2014 u radhitëm në vendin e dytë pas SHBA-ve. Ndërsa nëse këto ndihma do të vlerësohen sipas të ardhurave kombëtare ndodhemi në vendin e parë” tha Erdogan.

Presidenti turk këto komente i bëri gjatë një fjalimi në ceremoninë e prezantimit të projekteve të TIKA-s që u mbajt në ATO Congresium në Ankara.

Duke uruar që restaurimi i xhamisë Emin Pashës në Kosovë dhe hapja e Medresesë Shejh Shamia në Shkodër të Shqipërisë të cilat janë kryer në kuadër të prezantimit të 53 projekteve në 29 vende të shpërndara në 4 kontinente të TIKA-s të shërbejnë në punë të mira Erdogan tha se edhe prezantimet e tjera të hapjeve zyrtare do ti realizojnë brenda vitit.

Ai vuri në dukje se nëse do të gjejë mundësinë ka dëshirën që të jetë personalisht i pranishëm në këto ceremoni të hapjeve.

“Po ndjek nga afër punimet e TIKA-s që ajo ka realizuar nën sloganin ‘të njëjta nënshkrime në pozita gjeografike të ndryshme‘. Mes projekteve për të cilët jemi mbledhur për ti prezantuar ndodhen varrezat e dëshmorëve në Austri, spitalet tona, stadiumi në Palestinë, shtëpi të fëmijëve në Mijanmar, Qendra kulturore në Moldavi, ndërtesa në Srilnak, rinovimi i xhamisë Kurtuba në Spanjë. Këto janë me të vërtetë punime shumë të rëndësishme. Për këto shërbime që kanë kryer në vendet ku ndodhen për vënien në punë të këtyre objekteve për vëllezërit tanë atje unë shpreh falënderimet e mia, në veçanti për kreun e TIKA-s dhe koordinatorëve tanë dhe të gjithë të tjerëvë si inxhinierë, projektues, punonjës dhe kompani të ndërtimit”, tha Erdogan.

– “Jemi një vend i cili nuk ka mbajtur as llogaritë për ndihmat që kemi realizuar”

Presidenti Erdogan ndër të tjera ka vënë në dukje se TIKA me projektet e saj në të katër anët e botës ka bërë krenare vendin si dhe popullin e saj.

“Me zyrat e programit të përhapura në 50 vende të botës, me dhjetëra mijëra projekte të realizuara në 140 vende shërbimet e TIKA-s tashmë kanë arritur në një nivel ku janë të pamundura të listohen dhe të shpjegohen. Nëse në ditët e sotme Turqia ndodhet në radhët e para në botë për ndihmat e zhvillimit në këtë TIKA ka një rol shumë të madh dhe kryesor. Shumë organizata zyrtare dhe të shoqërisë civile duke përparuar në rrugën e hapur nga TIKA ato kanë fituar një natyrë globale. Sigurisht që ne jemi në vend, një popull që nuk kemi mbajtur as llogaritë e ndihmave të realizuara ndër vite. Sepse ne këto ndihma i bëjmë për hir të Zotit dhe i shohim si zgjatje të dorës për të dëmtuarit dhe të shtypurit”, u shpreh Erdogan.

– “Nëse ndihmat vlerësohen në bazë të të ardhurave kombëtare jemi në vendin e parë”

Erdogan potencoi se kanë realizuar disa punime pasi disa vende kanë deklaruar shifra serioze për zhvillimin në disa vende të cilat dihen se ndodhen pas Turqisë. Ai shpjegoi se Turqia ka nisur të mbajë statistikat në përputhje me kriteret ndërkombëtare për aktivitetet e ndihmave.

“Sipas kësaj llogarie në vitin 2014 me institucionet tona shtetërore, me institucionet tona të shoqërisë civile, në sektorët privatë jashtë vendit do ti shpjegoj jo me presje por në mënyrë që të mbeten në memoriet tona se vërejmë një vend i cili ka realizuar 6.5 miliardë dollarë ndihmë për zhvillim, nga të cilat më shumë se 2.5 miliardë dollarë janë ndihma humanitare të cila i kemi realizuar jashtë vendit. Kini kujdes shpenzimet e bëra për mysafirët e ardhur nga Siria dhe vendet e tjera të cilët janë strehuar në Turqi nuk janë të përfshirë në këto shifra. Në vitin 2013 për ndihmat humanitare ndodheshim në vendin e tretë pas SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Në vitin 2014 u radhitëm në vendin e dytë pas SHBA-ve. Ndërsa nëse këto ndihma do të vlerësohen në bazë të të ardhurave kombëtare jemi në vendin e parë”, tha presidenti turk Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button