Zhbogar i shtron drekë lamtumirëse Jahjagës, ka çdo lëvdatë për të

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë ka organizuar një drekë lamtumirëse për Atifete Jahjagën, Presidenten në largim, për ta falënderuar të parën  e vendit për bashkëpunimin e që kanë pasur përgjatë mandatit të saj pesë vjeçar.

Diplomatët e BE-së, e kanë vlerësuar shumë rolin e Jahjagës për përpjekjet e saja për t’i shmangur ndarjet politike në Kosovë dhe për punën që ajo ka bërë në interes të qytetarëve në mënyrë të unifikuar dhe për rolin e saj si burrë-shtetase.

“Gjatë pesë viteve të fundit Presidentja Jahjaga ka punuar për ta bërë Kosovën vend më të mirë për qytetarët e saj. Ajo i ka mbështetur të gjitha përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe e ka ngritur vetëdijen për dëmin që ky fenomen ia shkakton shoqërisë. Presidentja pati rol të madh edhe në forcimin e  rolit të gruas në Kosovë dhe ishte mbështetëse e madhe për gratë që ishin viktima të dhunës seksuale. Po ashtu, Jahjaga ka punuar shumë në integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën publike”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së.

“E tërë familja evropiane, i dëshiron Jahjagës çdo sukses në të ardhmen e saj personale dhe profesionale”, thuhet më tutje në komunikatë, transmeton KlanKosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button