“Eurovizioni” tallet me Eneda Tarifën (Video)

A e ka kthyer Eneda Tarifa ‘Përrallën’ në një makth?

Kjo është pyetja që ‘wiwibloggs’ ka bërë mbi versionin anglisht të këngës së Eneda Tarifës, e cila do të na përfaqësojë në Eurosong.

Djemtë e blogut kanë dëgjuar të dyja versionet e këngës duke e cilësuar versionin shqip shumë herë më të mirë se sa ai i në anglisht.

Ata shprehen se Eneda është një këngëtare shumë e mirë, por versioni i ri i këngës është një dështim sipas tyre.

Ata nuk kanë nguruar as ta imitojnë në mënyrë tallëse teksa këndojnë refrenin e këngës. Po ashtu ata kanë ironizuar edhe veshjet e këngëtares në klip.

Veç të tjerash ata kanë vënë në dukje edhe shqiptimin e fjalëve në anglisht duke thënë se nuk ia ka arritur aspak.

“Wiwiblogs” është një blog i krijuar në vitin 2009, i cili merret me analizën e të gjitha këngëve të cilat kanë marrë apo do të marrin pjesë në Eurovizion. Ata u kushtojnë shkrime, intervista, editoriale të gjithë artistëve që janë konkurentë në festivalin ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button