Orav: Respektoni kartën për raportim etik

Ambasadori I BE-së në Maqedoni Aivo Orav është shprehur se vetë-rregullimi në media mund të ketë sukses vetëm nëse mediat respektojnë angazhimin e marrë përsipër me nënshkrimin e Kartës për raportim etik gjatë zgjedhjeve, njofton Alsat M.

Orav në llogarinë e tij Tuiter shtroi pyetje deri tek të gjitha shoqatat mediatike duke kërkuar të dijë se si ato do të veprojnë ndaj 22 rasteve të hapura nga Këshilli I Etikës në Media. Kartën e kanë nënshkruar të gjitha mediat duke pranuar përmbajtjen përmes të cilës do të angazhohen për afirmimin e etikës dhe të profesionalizmit në informim.

Sipas Këshillit etik, qëllimi i nënshkrimit të Kartës është që të bëhet informim i shpejtë dhe në kohë reale i opinionit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button