Maqedoni, dogana ka ndrërprerë kanal ndërkombëtar për kontrabandim të arit

Inspektorë nga Sektori për hetime gjatë bastisjeve të automjetetit motorik të udhëtarëve “golf 5” në aksin rrugor Gostivar-Debreshtë kanë zbuluar 8,5 kilogramë ari, të dedikuar për tregun e Maqedonisë, vlera e së cilës vlerësohet në mbi 200 mijë euro.

Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë sot kumtoi se dje rreth orës 10:30 për kontroll të detajuar doganor ëlshtë ndaluar edhe një automobil i Maqedonisë, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, me ç’rast nën ulëset e përparme janë gjetur tre kese plasmane me 2.127 copë stoli ari, me peshë të përgjithshme prej 8.619 gramë.

Nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra parahetuese është vërtetuar se stolitë e arit janë blerë në Turqi dhe në mënyrë ilegale janë kontrabanduar në Republikën e Maqedonisë.

Kryerësi, qëndron në kumtesë, pas një marrëveshje paraprake me persona nga turqia dhe në bashkëpunin me kompaninë transportuese turke të autobusit, e cila mban linjë të rregullt Stamboll-Gostivar, e ka organizuar kontrabandimin e stolive të arrit. Pas arritjes në Maqedoni, i denoncuari i ka marrë stolitë nga autobusi dhe i ka vendosur në automjetin e tij.

Pas zbardhjes së rastit dhe hetimit dhe dokumentimit të plotë, Drejtoria doganore kundër kryerësir do të ngritë kallëzim penal për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “kontrabandim”.

Personi gjatë ditës do të dorëzohet para gjykatës hetuese në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button