Komuna e Strugës ngriti padi penale ndaj punonjësit zyrtar

Komuna e Strugës pas pranimit të informacioneve për dyshim mbi keqpërdorimin e detyrës suspendoi dhe ngriti procedurë diciplinore ndaj punonjësit në administratë.

Njëkohësisht, me vetëiniciativë, Komuna e Strugës vendosi të informojë policinë si dhe ngriti padi penale në prokurori ndaj punonjësit zyrtar me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe falsikimin e nënshkrimit të kryetarit të Komunës. Personi i akuzuar në kohën në të cilën akuzohet ka pasur titullin e shefit të njësisë.

“Sfrytëzojmë rastin të bëjmë thirrje tek të gjithë qytetarët, që në rast se shohin parregullsi nga ana e administratës së Komunës së Strugës, të paraqesin rastet pranë Komunës së Strugës ose organeve kompetente, përkatësisht policisë”, njoftojnë nga Komuna e Strugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button