LR-PDSH: Prania e Xhaferit në Këshillin e Sigurimit dëshmon që BDI e ka pranuar presidentin

“Opinioni ka kohë që ka kuptuar që ishte lojë kampanja e BDI-së “Jo Presidentit të njëanshëm” dhe “President konsensual”, por mbrëmë plasi turpi”, reagojnë nga Lëvizja për Reforma PDSH.

Sipas tyre, mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë shqiptarët ishin dëshmitarë për njohjen e legjitimiteti të Ivanovit për President nga ana e BDI-së, sipas tyre, kjo paraqet një dyfytyrësi dhe manipulim të radhës nga ana e BDI-së.

“Prania e Talat Xhaferit në këtë takim jo vetëm që dëshmon faktin se BDI e ka pranuar Gorgje Ivanovin për President të Maqedonisë, por edhe njëherë demaskohet politika manipulative dhe populiste ndaj shqiptarëve. Edhe pse në deklarimet e tyre të deri tanishme hiqeshin për të kundërtën, se gjoja nuk e pranojnë Ivanovin për president sepse nuk qenka “konsesual”, vet pjesëmarrja e Talat Xhaferit legjitimon turpin e tij dhe të partisë që përfaqëson”, reagojnë nga LR-PDSH.

Talat Xhaferi në një deklaratë të tij për Portalb ka arsyetuar prezencën e mbrëmshme në Këshillin e Sigurimit, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari i Republikës së Maqedonisë, të cilin BDI, se paku deklarativisht, nuk e njeh si institucion.

“Prezenca ime aty ka të bëjë me situatën aktuale për migrantët. Duhej me dhënë qëndrime politike për këtë çështje. Situata aktuale është diçka mbi atë çka është Ivanovi sot. Nuk ishim për Ivanovin aty, ishim për qytetarët, prandaj them: situata me krizën e refugjatëve është mbi atë çka është Ivanovi”, ka sqaruar për Portalb Xhaferi.

Sipas tij, Ivanovi është një qytetar i cili kryen një funksion që ia ka dhënë një pjesë e qytetarëve. “Për raste që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve, gjithsesi duhet të jemi të informuar drejtë dhe t’i japim drejtpërdrejt qëndrimet tona mbi situatën”, theksoi për Portalb Xhaferi.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim për shkak konceptit të tyre për president koncensual, pa e sqaruar mirë, qysh në zgjedhjet presidenciale kanë bojkotuar zgjedhjen e presidentit Gjorgje Ivanov, kështu duke mos e njohur atë as si institucion./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button