Nënshkruhet protokoll për bashkëpunim mes UKM-së dhe Universitetit të Tiranës

Delegacion i udhëhequr nga ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, po qëndron për vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Shqipërisë.

Sot në Tiranë, Protokoll për  bashkëpunim në fushën  e arsimit të lartë nënshkruan rektori i UKM , Velimir Stojkovski,  dhe rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Fokusi i marrëveshjes është në forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm, dhe nxitjen e veprimtarisë shkencore hulumtuese.

Në suaza të këtij Protokolli qëndron  se do të shkëmbejnë libra, publikime dhe materiale për trajnime për qëllime hulumtuese, si dhe do të nxitet dhe përkrahet puna e përbashkët hulumtuese në fusha të interesit të ndërsjelltë.

Gjithashtu, të dy universitetet, u pajtuan se shpenzimet për qëndrimin e studentëve dhe kuadrit shkencor hulumtues, do t’i sigurojë  universiteti pritës .

Protokolli për bashkëpunim ndërmjet UKM dhe Universitetit të Tiranës do të zgjasë pesë vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button