Kanadaja hap kufijtë për emigrantët, ja si aplikohet

Qeveria kanadeze ka shpallur publikisht vendimin për të mirëpritur 305 mijë emigrantë nga vende të ndryshme të botës që dëshirojnë të shkojë për të jetuar dhe punuar në këtë vend.

Kjo është shifra më e lartë që ka shpallur qeveria kanadeze, duke shënuar rritje me shtatë për qind krahasuar me vitin 2015, përcjell NOA.

Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracionit për vitin 2016. Ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë (IRCC, i njohur më parë si CIC), Xhon MekKallum, tha se departamenti i tij ka për qëllim të përshpejtojë kohën e përpunimit për emigracionin familjar, emigrantët ekonomikë dhe pretenduesve për refugjatë duke zbatuar mësimet e nxjerra nga sjellja e 25 mijë refugjatë sirianë në Kanada gjatë muajve të fundit.

Ministri tha se plani është i bazuar në traditën e Kanadasë si një vend mikpritës dhe bujar. “Ne do të jemi në gjendje të mirëpresim më shumë njerëz në Kanada”, tha ai në një konferencë shtypi në Brempton, Ontario. “Plani paraqet një ndryshim të rëndësishëm në politikën e imigracionit drejt bashkimit të shumë familjeve, duke ndërtuar ekonominë tonë dhe mbështetur traditat humanitare të Kanadasë për rivendosjen e refugjatëve dhe ofrimit të mbrojtjes për ata që kanë nevojë”.

Plani parashikon lejimin e futjes në Kanada të rreth 280-305 mijë banorëve të përhershëm gjatë 2016-s”, tha MekKallum.

Duke e quajtur si vendi që pranon numrin më të madh të emigrantëve të rinj në kohët moderne, ministri i Emigracionit tha se qëllimi i qeverisë është që të “sjellë emigrantët të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një Kanada më të mirë”.

Më shumë mbi planin e emigracionit gjeni te faqja zyrtare e qeverisë kanadeze duke klikuar këtu dhe mbi aplikimet këtu.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Po jushkruani se kanadaja pranon refugjat dhe citoni se duhet te aplikojm po se si nuk e thuani juve beni gjeja te pa dreta.ju lutemi thuajni se si do te ndodhe per aplikim.

  2. Perhsndetje jam intersun me emigru ne Canada si ka mundsi qe te aplkoj qfar dokumnetash mu duhen qe te rregulloj
    Ju pershndes
    Me Rrespek :
    Nexhat Salihu

  3. Ju lutem a mund te me dergoni se si mund te aplikoj .jam familjar dhe dua te te di ca dokumentash duhen.nese ka mundesi mi dergoni ne email……

  4. Jam familjare jam e interesuar per me emigru ne kanada qysh muna me alpiku qfar dokumentash duhet mei pat Ju lutem teme ktheni pergjigjje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button