“Swiss Wood Solution” premton investim 5 milionë euro në Kërçovë

Drejtori i Agresionit për Investime të huaja në Maqedoni, Visar Fida dhe Alain Bolli nga kompania zvicerane, “Swiss Wood Flooring Solutions” janë dakorduar të martën në Bern, që kjo e fundit të investojë në Maqedoni, raporton albinfo.ch.

 Kompania për përpunimin e drurit “Swiss Wood Flooring Solution”, ka premtuar se do të investojë në zonën ekonomike në Kërçovë.

“Fillimisht do të ndërtojë një objekt prej 2500 m2 ku do punësohen 30 punëtorë dhe pasi të përfundohet me ciklin investues kjo kompani ka premtuar se do  të krijojë 110 vende te reja te punës me një investim total prej 5 milionë eurove, është thënë në Bern të Zvicrës”, njoftojnë nga Agresioni për Investime të huaja në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button