Çair: Emri i Sh.f.’Kongresi i Manastirit’ nuk ndryshon!

Emri i shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’ është i rregulluar me ligj dhe nuk ndryshon, tha Muzafer Rexhepi, përgjegjës për arsim në Komunën e Çairit.

‘Emri i shkollës nuk ndryshohet. Në gjyq vetë unë e kam bë atë punë para sa viteve, e kemi paraqitur shkollën sikur që është tabela. ‘Kongresi i Manastirit’, në shkrimin cirilik dhe në gjuhën shqipe. Do të thotë tabela është ligjërisht e rregulluar’ tha Rexhepi.

Ndryshe, të enjten u përurua objekti i ri i shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’ ndërsa menjëherë kanë reaguar partitë maqedonase duke akuzuar njëra tjetrën përse emri i shkollës nuk është përkthyer në maqedonisht, por vetëm është shënuar me shkrim cirilik./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button