Gjykata Kushtetuese vendos se a do të ketë amnisti për manipuluesit e zgjedhjeve

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme, që ka filluar ora 9 vendos nëse do t’ia ktheje presidentit të shtetit të drejtën të amnistojë persona të dënuar për manipulime zgjedhore, pedofili dhe tregti me drogë, e drejtë kjo që për momentin nuk e gëzon, pas ndryshimeve të ligjit për amnisti nga viti 2009, transmeton Portalb.

Dhjetëra gazetarë para Gjykatës kushtetuese presin vendimin me shkrim, sepse seanca është e mbyllur. Paraprakisht gazetarët tentuan të hyjnë për ta përcjellë seancën, sikur çdo seancë tjetër, por nuk u lejuan të hyjnë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button