Ademi-Nikolla: Bashkëpunim në sferën e arsimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Shqipërisë, është pritur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

“Në këtë takim, bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes dy vendeve është i mirë dhe i frytshëm. Ministri Ademi theksoi se synim i përbashkët është zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e arsimit, që është nënshkruar në mes dy vendeve”, njoftojnë nga MASH.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, në te ardhmen në fokus do të kenë zbatimin në tërësi të marrëveshjes bilaterale në mes dy vendeve, që do të thellojë bashkëpunimin në gjitha nivelet e arsimit dhe shkencës”, u shpreh ministri Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button