Stamboll, arrestohen 20 persona për terrorizëm

Policia turke ka arrestuar të paktën 20 persona në aksionin kundër organizatës terroriste PKK, që është realizuar në territorin e qytetit të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së, ekipet policore të Sektorit për Luftën Kundër Terrorizmit, me mbështetje të policisë speciale dhe helikopterëve nga ajri, kanë kryer bastisje në të njëjtën kohë në 32 adresa në 16 pjesë të Stambollit.

Bastisjet janë kryer në Beyogluu, Fatihu, Bahcelievleru, Avcilaru, Esenleru, Kadikoyu, Sultangazi dhe pjesët tjera të Stambollit.

Gjatë bastisjes janë arrestuar të paktën 20 persona, në mesin e të cilëve gjenden edhe disa avokatë. Për personat e arrestuar dyshohet se kanë të bëjnë me organizatën terroriste PKK.

Pas kontrollit mjekësor, të dyshuarit janë transferuar në godinën e policisë për hetime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button