A janë të sigurta enët plastike?

Është e pamundur që, në cilëndo shtëpi, të mos gjenden tasa apo enë plastike tek të cilat ruajmë ushqimet në frigorifer apo paketojmë atë çfarë ka tepruar nga një drekë apo darkë.

Shpesh, mund t’i përdorim këto enë edhe për të marrë ushqimin me vete në punë por, a janë të sigurta?!
Nuk pretendojmë në një përgjigje absolute dhe as të shmangim përdorimin e tyre sepse do të ishte e pamundur por janë disa gjëra që duhen ditur për të evituar ndikimin e përbërësve kimikë të plastikës në ushqim. Plastika ka vetinë t’i lëshojë substancat e saj të dëmshme në kontakt me ushqimin e nxehtë prandaj, nëse keni ndërmend të konservoni diçka në enë plastike të paktën prisni deri sa të ftohet.

Mirë do të ishte që të përdorni enët e qelqit por në pamundësi të paktën zbatoni këtë këshillë të dobishme për shëndetin. Deri tani, nuk ekzistojnë studime të mirëfillta që tregojnë për rrezikshmërinë e tyre por ngelet fakt i njohur që gjithësesi, substancat e dëmshme kimike në to, janë të pranishme dhe mund të mbërrijnë deri në organizëm. Prandaj, evitoni sa të mundni pjatat, gotat apo gjithçka tjetër që ka përbërje plastike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button