Angelina Jolie: Kriza e refugjatëve nuk zgjidhet vetëm me ndihma

Aktorja holivudiane dhe ambasadore e vullnetit të mirë e Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) Angelina Jolie deklaroi në Liban se bashkësia ndërkombëtare duhet të merret me shkaqet e krizës globale të refugjatëve dhe bëri thirrje për zgjidhje diplomatike dhe politike.

“Nuk mund në vend të diplomacisë dhe zgjidhjes politike botën ta menaxhojmë përmes ofrimit të ndihmës”, deklaroi aktorja gjatë vizitës së kampit në Bekan e poshtme në Libanin lindor, ku qindra mijëra refugjatë sirianë kanë kërkuar strehim.

Jolie theksoi se ka shpresuar që të shkojë në Siri ku do të ndihmonte refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre, në pesëvjetorin e kryengritjes kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Është tragjike dhe e turpshme që si duket jemi aq larg atij momenti”, deklaroi Jolie duke shtuar se pavarësisht krizës aktuale të refugjatëve në Evropë, presion më të madh megjithatë ndjejnë vendet e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore.

Pas fluksit të madh të refugjatëve gjatë vitit të kaluar në Evropë , disa vende të BE-së filluan të vendosin pengesa politike dhe fizike të migracionit, që solli deri te grumbullimi i refugjatëve në Ballkan, veçmas në Greqi. Jolie me këtë rast u bëri thirrje këtyre vendeve që t’iu përmbahen detyrimeve të tyre ndërkombëtare dhe të ndihmojnë refugjatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button