Prokuroria kërkon 6 vite burg për reperin Cozman

Është mbajtur këtë të martë seanca e dytë gjyqësore në të cilën 30-vjeçari Ylber Abdullahi akuzohet për “prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Prokuroria dha pretencën duke kërkuar dënimin me 6 vite burg të reperit Cozman, i cili u kap në flagrancë vitin e shkuar me 20 gr marijuanë. I pranishëm në sallë, Cozman dhe avokati i tij kërkuan shtyrjen e seancës për të përgatitur mbrojtjen.

Mësohet se gjykata do të japë vendimin pas dy javësh, pasi të ketë dëgjuar palën e paditur. Nëse dënohet, Cozman do të përfitojë uljen e dënimit me 1 të 3-tën, për shkak se gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button