Ivanov: Nuk lejojmë rritje të rreziqeve të sigurisë nga kriza e emigrantëve

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dje vonë deklaroi se subjektet e sistemit për menaxhim me kriza të obliguar për parandalim dhe ballafaqim me gjendje krizash, në seancën e Këshillit të Sigurisë kanë informuar për kanosjen nga emigracioni ilegal që vjen nga territori i Bashkimi Evropian dhe zonën e Shengenit, si dhe me mundësitë për zhvillim të kanosjes dhe rritje të rreziqeve, njofton MIA.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale me krizën e emigrantëve dhe ndodhitë e fundit në kufirin tonë jugor, tha Ivanov, sot konvokova seancë të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë në përbërje të zgjeruar.

-Parmbrëmë ndodhi incident në kufirin tonë jugor. Numër i pakontrolluar i migrantëve dhe shtetasve të huaj nga territori i Bashkimit Evropian dhe zona e Shengenit u përpoqën ilegalisht ta kalojnë kufirin shtetëror, jashtë vendkalimit kufitar zyrtar dhe të hyjnë në rajonin në të cilin është shpallur gjendje krize. Forcat tona të sigurisë me sukses reaguan. E përshëndes reagimin e tyre në kohë dhe të prëgjegjshëm, pa përdorim të forcës, deklaroi Ivanov pas përfundimit të seancës së Këshillit  të Sigurisë.

Sipas tij, me mbylljen e korridorit ballkanik, ishte e pritur, siç nënvizoi, të rriten tentimet për hyrje të dhunshme dhe ilegale në Maqedoni.

-Por, ajo që unë personalisht nuk e prisja është ndërmarrja e aktiviteteve jokorrekte me të cilat në mënyrë potenciale rrezikohet siguria e përgjithshme rajonale. Republika e Maqedonisë as që është anëtare e Bashkimit Evropian, as e NATO-s, as e zonës së Shengenit dhe nuk mund t’i durojë pasojat e politikës jounike të Unionit, potencoi presidenti i Maqedonisë.

Ivanov porositi se nuk guxon që autoritetet në çfarëdo lloj shteti të kësaj rute migruese të mbeten mbikëqyrës pasivë të incidenteve të këtilla.

Sinjali më i mirë që në këtë moment mund të dërgohet, theksoi presidenti Ivanov, është që të ndëpritet praktika e sjelljes së numrit plotësues të emigrantëve të cilët do të vendoseshin në kampet në vetë linjën kufitare.

Ai konsideron se mungesa e komunikimit dhe bashkëpunim midis politikanëve dhe shërbimeve të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe pamundësia që të vendosen ekipe të përbashkëta operative për intervenim të shpejtë solli deri në këtë situatë.

Edhe një herë, presidenti Ivanov potencoi se Republika e Maqedonisë do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për mbrojtje të institucioneve shtetërore dhe për ruajtje të sigurisë kombëtare. Institucionet e sigurisë të Maqedonisë edhe në të ardhmen, si edhe deri më tani, nënvizoi, do të vazhdojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të ballafaqohen me krizën e refugjatëve.

Ai paralajmëroi se për gjendjen aktuale, këtyre ditëve do të realizojë biseda telefonike me presidentët dhe kryeministrat e vendeve përgjatë korridorit, të cilët marrin pjesë në marrjen e vendimeve në Këshillin e Bashkimit Evropian për menaxhim të krizës së emigrantëve, me kryetarin e Këshillit të Evropës, si dhe me kryesuesin holandez me Këshillin e BE-së.

Anëtarët e Këshillit të sigurisë dhe liderët dhe përfaqësuesit e katër partive politike u informuan edhe me rreziqet dhe kanosjet e tjera të sigurisë me të cilat po ballafaqohet Republika e Maqedonisë.

-Si president i Republikës së Maqedonisë dëshiroj të shpreh kënaqësi nga qasja përgjegjëse dhe konstruktive e të gjithë të pranishmëve në këtë seancë, si dhe për vetëdijen e shfaqur të lartë për sigurinë e qytetarëve dhe interesat shtetërore të Republikës së Maqedonisë, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button