Dëshira e flaktë që të shkojë Vanhaute

[ZYRTARE: Nuk do të ketë negociata për mediet, Vanhaute largohet nga Maqedonia]

Nuk nevojitet mençuri e madhe që të vërehet qëllimi i vërtetë i tekstit që e recensojmë: të njolloset personaliteti dhe vepra e lehtësuesit, Piter Vanhaute, që përputhet me qëndrimet dhe veprimet e partisë në pushtet kur bëhet fjalë për negociatorin belg. Nën trysninë e “emocioneve”, artikulli bën lëshime esenciale, që janë të palejueshme në gazetari. Ato rezultojnë me artikull të paverifikuar, jopërmbajtësor, të pavërtetë dhe joobjektiv.

vanhaute medumi recenzija partiiLinku deri te artikulli origjinal: ZYRTARE: Nuk do të ketë negociata për mediet, Vanhaute largohet nga Maqedonia

Data dhe koha e publikimit: 10.3.2016, 12:15

Data e recensionit: 14.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

KUSH E KA KONFIRMUAR SE VANHAUTE LARGOHET NGA MAQEDONIA?

Mirëpo, të fillojmë me radhë.

Titulli është pjerësisht i vërtetë. Nga deklarata e Vanhautes mund të përfundohet se negociata nuk ka, mirëpo kjo assesi nuk do të thotë se edhe Vanahute largohet nga Maqedonia.

“Ju njoftojmë se në këtë moment, për fat të kea, nuk ka mundësi që të vazhdojnë takimet për mediet në formatin në të cilin deri tani janë zhvilluar bisedimet, ku u përpoqëm që të arrijmë konsensus për propozim-amandamentet e ndryshme. Sidoqoftë, akoma shqyrtojmë opcione të ndryshme alternative që të arrihet në pajtim ndërmjet të gjitha palëve relevante.”

E para, zyrtarisht askund nuk është konfirmuar, as që ka deklaruar dikush, e një konfirmim të tillë nuk ka as në tekst, see Vanhaute do të largohet nga vendi.

E ka mundur të jetë edhe më thjeshtë, nëse, për shembull, do të konsultohej Vanhaut ose kabineti i tij dhe do të konfirmohej ose do të mohohej ky supozim. Atëherë teksti do të kishte angazhim, e poashtu do ta arsyetonte edhe përmbajtësinë dhe objektivitetin. Nga ana tjetër, ai në esence edhe sikur të mos jetë negociator, mund të mbetet në Maqedoni – ky është momenti semantik i titullit.

“NJOHËSIT” E PAEMËRTUAR

Pastaj, teksti u referohet “ekpsertëve” të paemërtuar.

“Sipas njohësve, lehtësuesi nuk ka pasur sukses në misionin e tij për shkak se haptazi u vendos në anën e pozitës, ndërsa nëpërmjet komenteve të pahijshme me macen në Facebook në mënyrë plotësuese e tërhoqi zemërimin e publikut.”

Këta njohës, të cilët askund nuk përmenden me emër dhe mbiemër, gabojnë. Përkundrazi, Vanhaute pati sukses në misionin e tij. Të gjitha proceset që dolën nga Marrëveshja e Përzhinës, ai i realizoi me biseda që zgjatnin gjithë mbrëmjen në Klubin e deputetëve në Shkup. Ndoshta edhe për këtë shkak “njohësit e rrethanave” janë anonimë, për shkak se turpërohen nga deklaratat e  tyre.

Ndërsa teza se Vanhaute ka propozuar ligj për medie, të cilin nuk e ka “asnjë vend i BE-së” nuk qëndron. Disa herë bashkësia evropiane dhe ai deklaruan se nuk mund të implementohet ndonjë ligj evropian në Maqedoni për shkak se kushtet нnuk janë të njëjta. Kështu që, pavarësisht se a i pëlqen dikujt ose jo, në aspekt profesional gazetaresk duhet të gjendet në tekst.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button