Me urdhër partiak mësimdhënësit e Ohrit dhe Strugës do t’i bashkëngjiten kundër-protestës

Mësimdhënësit e shkollave në Ohër dhe Strugë kanë marrë urdhër partiak që nesër në mëngjes në orën 5 të mblidhen në lokacione të caktuara dhe me autobus të nisen drejt Shkupit dhe t’i bashkëngjiten kundër-protestave para Gjykatës Themelore.

Disa mësimdhënës të frikësuar kontaktuan Fokus dhe konfirmuan që urdhri është dhënë me kërcënime se do të pushohen nga vendet e punës.

Ata përveç në media rastin e kanë paraqitur edhe në OJQ “Civil”, por edhe në inspektorat i cili nesër do të shkon për të kontrolluar mësimin në shkolla dhe të vërteton se a është e  vërtet që kanë marrë këso lloj mesazhe dhe sa prej tyre do braktisin mësimin për të shkuar në kundër-protestë.

Mësimdhënësit të cilët nuk do të zbatojnë urdhrin partiak njoftojnë se do të bojkotojnë mësimin në shenj revolte dhe keqpërdorim të pushtetit. Ky mobilizim i VMRO-së pason pas protestës masive të iniciativës qytetare “Hajde”, të cilës iu bashkëngjit edhe opozita.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button