Partitë shqiptare nuk protestojnë kundër faljes së pedofilisë dhe krimit zgjedhor

Partitë shqiptare nuk do t’i bashkëngjiten protestës së platformës qytetare “Hajde” kundër vendimin të Gjykatës Kushtetuese për t’i rritur ingerencat e kryetarit Gjorge Ivanov me çka këtij të fundit do t’i mundësohet të amnistojë kriminelët zgjedhor dhe pedofilët, raporton Portalb.

Të kontaktuar nga redaksia jonë partitë politike shqiptare jashtëparlamentare kanë sqaruar qëndrimet e tyre rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe protestës në fjalë.

Anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjës Besa, Afrim Gashi rikujton se Lëvizja BESA qysh moti ka thënë se drejtësia në Maqedonia është e etnizuar dhe, së fundi, dhe e partizuar.

“Ne në platformën RIDEFINIMI kishim propozuar ridefinimin e gjithë sistemit dhe hapat e tjera konkrete për të dalë nga kjo krizë. Edhe ne jemi kundër asaj që Gjykata Kushtetuese të abuzohet për qëllime politike partiake, porse kjo është pasoja. Prandaj nuk jemi bashkangjitur në protestë. Sepse për neve nuk është e rëndësishme që këtij sistemit t’i bëhen korrigjime kozmetike sa herë që ia zë këmbën kjo një partie, por kërkojmë që të bëhen ndryshime rrënjësore, që do t’i pamundësonin cilësdo etni e, aq më shumë, cilësdo parti, që të mund ta keqpërdorë drejtësinë në vend”, sqaron për Portalb Gashi.

Muhamed Ismaili, sekretar i përgjithshëm i Unitetit, thotë se parimisht mbështesin protestën kundër Gjykatës Kushtetuese.

“Ne e përkrahim fuqishëm protestën, pasi mendojmë se Gjykata kushtetuese po amniston vjedhësit e votave dhe rrjedhimisht edhe të pushtetit. Megjithatë, pasi qe jemi ne vrullin e formimit te shtabeve komunale, trajnimin e tyre…etj. Jemi të pamundësuar që aktivisht t’i përkrahim, me njerëz, para gjykatës”, vlerëson ai.

LR- PDSH nuk ka dalur me ndonjë qëndrim rreth protestave të sotme para Gjykatës Kushtetuese e as nuk janë përgjigjur në thirrjet tona telefonike për ta sqaruar qëndrimin e tyre rreth protestave.

6 parti i bashkëngjiten protestës së sotme para Gjykatës Kushtetuese

Pothuajshe të gjitha partitë politike opozitare janë reshtuar pas thirrjes së platformës qytetare “Hajde” për të protestuar para Gjykatës Kushtetuese.

Frodem, Ripërtrirja Demokratike e Maqedonisë (RDM) dhe Lidhja Demokratike (LD), thërrasin gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese që të marrin vendime që janë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe t’u përmbahen kompetencave të tyre.
LEXO: Seanca e nesërme e Gjykatës Kushtetuese për aminstimin e kriminelëve zgjedhor dhe pedofilëve e mbyllur për publikun

Kjo treshe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të mos pranojnë asnjë trysni dhe ndikim politik, pasi që Kushtetuta është e qartë dhe se ndryshimet në Ligjin për faljen e të dënuarve janë nën kompetencë të Kuvendit të Maqedonisë.

Më tej, kjo treshe, pranimin e ndryshimit të Ligjit për faljen e të dënuarve, ku duhet të përfshihen edhe të dënuarit për parregullsi zgjedhore, pikërisht në periudhën kur Prokuroria Speciale Publike (PSP) udhëheq me procedura për kryerje të veprave penale të përfshira në parregullsi zgjedhore, si edhe pak para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, e konsideron si manifestim arrogance, shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si edhe kërcënim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues.

Frodem, RDM dhe LD, protestat para kësaj gjykate i konsiderojnë si hap demokratik të shfaqjes së pakënaqësisë, kurse për destabilizimin e mundshëm të vendit, përgjegjës e konsiderojnë pikërisht Gjykatën Kushtetuese, nëse sjell vendim që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Nga ana tjetër edhe partia e re, ”E majta” ka vendosur që t’i bashkëngjitet protestës së sotme të paralajmëruar për në ora 18 kundër inicimit nga Gjykata Kushtetuese të ndryshimeve ligjore për faljen e të dënuarve për parregullsi zgjedhore, që do të mbahet në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti i fton të gjithë simpatizantët e saj dhe qytetarët që të ngrenë zërin, duke konsideruar se elita e pushtetit është e gatshme të shkojë mjaft lartë në tentimet për të shpëtuar veten dhe për të mbuluar veprat e saja kriminale.

”E majta” thotë se sovraniteti buron nga populli dhe i takon popullit dhe se populli e ka për obligim që të rezistojë kundër një sulmi të këtillë të rendit juridik.

Në lidhje me protestën dhe kundër protestën që do të organizohen sot para Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar partia VMRO-Popullore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, është paradoksale situata, ku e njëjta parti, përmes iniciativës së Gjykatës Kushtetuese për të sfiduar kushtetueshmërinë e ligjit që vet e ka votuar, kurse tani dëshiron që ta ndryshojë, për të mbrojtur anëtarët e saj që janë përfshirë në parregullsi zgjedhore.

VMRO-Popullore propozon që ndryshimet e këtilla të bëhen me pajtueshmëri të të gjitha partive, kurse Gjykata Kushtetuese t’i miratojë, por të hyjnë në fuqi pas zgjedhjes së krytarit të ri në vitin 2018.

Edhe Goran Misovski, shefi i shtabit të Partisë së re Social Demokrate ka njoftuar se do të mbështesë protestën e sotme para Gjykatës Kushtetuese. Ai ka ftuar qytetarët t’i bashkëngjiten kësaj proteste.

Lexo: LSDM i bashkëngjitet protestës kundër Gjykatës Kushtetuese

Qytetarët sot në protestë dhe rojë nate për mbrojtjen e Kushtetutës

Hajde! – Platforma për Politikë Qytetare u bëri thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre apo anëtarësinë në organizata, shoqata, iniciativa, sindikata dhe parti politike, të marrin pjesë masovikisht në protestë dhe roje nate për ruajtjen e Kushtetutës, që do të fillojë sot në ora 18, me marsh protestues nga Qeveria, ndërsa do të vazhdojë me rojë gjatë tërë natës para Gjykatës Kushtetuese dhe pritje të fillimit të sesionit të saj të planifikuar për të mërkurën në mëngjes, më16 mars, kur gjykata do të shqyrtojë iniciativën për anulim të pjesëve të Ligjit për Falje, gjë që do t’i mundësojë presidentit të shtetit të falë persona të lidhur me krim zgjedhor dhe vepra të tjera të rënda penale, njofton OJQ Civil.

Këtë thirrje e ka mbështetur LSDM, duke vlerësuar se obligim i secilit është që ta mbrojë Kushtetutën.

Në marshimin sotëm, qytetarët nga Qeveria do të drejtohen kah Zyra e Presidentit për kontakt me qytetarët në “Rekord”, më pas drejt Kuvendit të RM, e në fund do të arrijnë para Gjykatës Kushtetuese dhe do të qëndrojnë atje gjatë natës.

Në konferencën për shtyp para Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Platformës për Politikë Qytetare “Hajde!”, Uranija Pirovska dhe Petrit Saraçini, i theksuan kërkesat e qytetarëve, duke u bërë thirrje pesë gjykatësve kushtetues, Elena Gosheva, Nikolla Ivanovski, Vladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Jovan Josifovski, që medoemos të anulojnë vendimin për faljen dhe se patjetër duhet të japin dorëheqje.

Uranija Pirovska

Pirovska dhe Saraçini përkujtuan se kjo është iniciativa më e shpejtë e shqyrtuar e Gjykatës Kushtetuese në historinë e saj, ndërsa mënyra dhe shpejtësia me të cilën Gjykata vlerëson nismat tjera të qytetarëve, siç ishte nisma me mijëra nënshkrime të qytetarëve për ligjet e honoraristëve, si dhe mënyra se si vendosej për lustracionin, shpërbërjen e shtyrë të Parlamentit, dëbimin gazetarëve nga Kuvendi më 24 dhjetor, në mënyrë të qartë tregojnë se Gjykata Kushtetuese vepron nën diktatin politik të pushtetit.

“Falja për akte të tilla është rrënim direkt i themelit të demokracisë – zgjedhjeve të lira. Qytetarët, të cilët janë bartës të sovranitetit sipas të Kushtetutës, nuk do të lejojnë më askënd që të luajë me vendin e tyre, dhe do të përdorin të gjitha mjetet demokratike në dispozicion të tyre. Në qoftë se të mërkurën, Gjykata Kushtetuese nuk vepron në pajtim me kërkesat tona, protestat do të vazhdojnë “, porositën aktivistët qytetarë.

Përndryshe, BE ka porositur se nëse ndryshohet ligji aktual i cili është që nga viti 2009, do t’i dëmtojë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike.

Ditë më parë ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, tha se nuk ka nevojë të ndryshohet Ligji i amnistisë.

“Unë mbaj qëndrimin e vitit 2009-të kur u votua ligji në Kuvend dhe edhe më tutje vlerësoj se nuk duhet të ndryshohet”, tha Jashari, përcjellë Portalb.

Kujtojmë se të mërkurën më 9 mars, Gjykata Kushtetuese e miratoi tekstin e vendimit për iniciativën për falje për të dënuarit për mashtrime zgjedhore.

Më 24 shkurt të këtij viti, 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, Gjykata Kushtetuese e kaa kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, gjegjësisht me ndryshimet në këtë ligj, kryetarit të shtetit do t’i rriten ingerencat, madje deri në atë shkallë saqë do të ketë mundësi që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore dhe pedofili.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko.

Kundër këtij vendimi, qindra qytetarë nën organizimin e platformës për politikë qytetare “Hajde”, kanë protestuar disa ditë përpara Gjykatës Kushtetuese.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati. /Portalb

LEXO: BE: Gjykata Kushtetuese i pengon përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së

LEXO: Protesta përpara Gjykatës Kushtetuese: Ta mbrojmë Kushtetutën nga gjykatësit (FOTO+VIDEO)

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protesta: Ta mbrojmë Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese (FOTO/VIDEO)

LEXO:Protestuesit hedhin letra tualeti para Gjykatës Kushtetuese (VIDEO/FOTO)

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Edhe sonte protesta para Gjykatës Kushtetuese të Shkupit (FOTO)

LEXO: Maqedoni, Gjykata Kushtetuese bën bujë, është shndërruar në instrument partiak

LEXO: 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button