Thaçi: Nuk kemi përballë një parti shqiptare, por të gjitha institucionet

Në  Kuvendin e Rinisë  Demokratike Shqiptare – Dega Gostivar, kryetari i PDSH-së , Menduh Thaçi, ka folur për vështirë sitë  që  ka kjo parti për të  legjitimuar programin e vetë  politikë  tek votuesit shqiptarë .  

Nga Kuvendi i të  rinjve, Thaçi, ka kërkuar që  të  analizohet programi i partisë  së  tij  dhe të shihet se lufta që  zhvillohet është  shumë  e pabarabartë. “Ne nuk kemi përballë një oponent real politik një parti shqiptare por përballë nesh kemi interesin gjeo-strategjik të sllavëve, maqedonasve dhe krejt institucioneve të shtetit që vihen në dispozicion për ta parandaluar  fitoren e Partisë Demokratike Shqiptare”, vlerësoi Thaçi.

 “Nuk është e vërtet se duke u bërë pak maqedonas i realizojmë qëllimet tona, Jo gjithë kombet e botës qëllimet e veta i kanë realizuar me përcaktim themelor. Ne duamë të drejtën e vendim-marrjes. Ajo e drejtë më pas do na mundësojë të drejtën e vetë kultivimit. Kjo është një fazë jashtëzakonisht e vështirë dhe e rëndë”, deklaroi Thaçi.

Rinia Demokratike Shqiptare pranë Partisë Demokratike Shqiptare– Dega Gostivar mbajti Kuvendin e saj të rregullt Zgjedhor. Me të rinjtë e PDSH-së në Gostivar do të udhëheq Jeton Beqir

Lajme të ngjashme

Back to top button