Korridori 8 mori emrin e nobelistes Nëna Terezë

Rruga e mirënjohur “Korridori 8” u pagëzua me emrin e nobelistes shqiptare Nëna Terezë. Qeveria ka konfimruar informatën e tillë duke thënë se nga sot kjo rrugë mban emrin e nobelistes. 

Tabela rrugore është vendosur në fshatin Gllumovë të komunës së Sarajit.

Emërtimi i tillë u paralajmëra nga kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për gazetën indiane “Times of India”. 

“Një nga rrugët autostradë më të rëndësishme në rajon, me gjatësi prej 300 km do të emërtohet Nëna Terezë, dhe se kjo rrugë e lidh Shkupin me Bullgarinë dhe Shqipërinë, një pjesë e së cilës do të duhet të përfundojë në vitin 2017. ‘ tha me 4 tetor kryeministri.

Ai gjithashtu tha se një bankënotë e re do të mbajë figurën e saj.

Emrin e Nënës Terezë tashmë e mbajnë Qendra Klinike në Shkup, Spitali i Gjinekologjisë, Shtëpia Përkujtimore në pjesën qendrore të kryeqytetit. 

Projekte për Nënë Terezën ka paralajmëruar dhe biznesmeni indian  Subrajta Roj, i cili ka promovuar tashmë ngritjen e një përmendore gjigande e lartë 18 metra në sheshin e Shkupit. Po ashtu është paralajmëruar edhe një qendër për përkujdesje të të  moshuarve në periferi të kryeqyteti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button