Porosi e shtrembëruar

[“Hojt Li Katica Janevës: mos e partizo punën e prokurorisë”]

Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni paraqet shembull klasik për publikim të një pavërtete dhe për manipulim. Në fakt, në tekst është nxjerrë një pjesë e komunikatës zyrtare, e cila është shtrembëruar, qëllimisht është përkthyer gabimisht, dhe në atë mënyrë krejtësisht i është ndryshuar esenca.

Хојт Ли до Катица Јанева не ја партизираj работата на обвинителството ВечерLinku deri te artikulli origjinal: “Hojt Li Katica Janevës: mos e partizo punën e prokurorisë”

Data dhe koha e publikimit: 09.03.2016

Data e recensionit: 14.03.2016

Recensues: Аna Anastasovska

E PAVËRTETË DHE MANIPULIM

Në titull dhe në fillim të tekstit theksohet se funksionari i lartë amerikan Hojt Li, gjatë vizitës në Prokurorinë speciale dhe në takimin me Katica Janevën i ka dhënë një porosi të ashpër prokurores speciale, që të mos e partizojë punën e prokurorisë.

“Porosi e ashpër e zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Hojt Li për punën e prokurorisë speciale publike dhe për Katica Janevën është theksuar në deklaratën zyrtare pas takimeve të javës së kaluar në Maqedoni, e cila është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Shkup.”

Me këtë rast, është vendosur edhe liniu deri te ueb-faqja zyrtare e ambasadës amerikane, ku është publikuar komunikata origjinale.

Më poshtë në artikull vërehet manipulimi i vërtetë:

“I bëjmë thirrje prokurorisë speciale publike dhe prokurores që të mos e partizojë punën e prokurorisë – that her work be as non-political, as independent, as possible – thuhet në deklaratën zyrtare të zëvendës-ndihmës sekretarit të SHBA-ve, Hojt Li për punën e prokurorisë speciale publike dhe Katica Janevës.”

Këtu përsëri është vënë linku nga ueb-faqja zyrtare e ambasadës, ndërsa është transmetuar edhe pjesa e komunikatës që në këtë artikull është shtrembëruar.

Ja në origjinal, pjesa që i kushtohet prokurorisë speciale publike.

„Lastly, on Przino, let me just mention… One other aspect we are following of course is the work of the Special Prosecutor, whose work we believe is quite important in closing this chapter, this difficult chapter in Macedonian political history.  We think it is very important for all the institutions, the government, and the parties to cooperate with the work of the Special Prosecutor, that her work be as non-political, as independent, as possible. “

Çdokush që kupton anglisht dhe i ka ndjekur porositë paraprake të Hojt Li, menjëherë do ta kuptojë se ajo që është transmetuar në tekst nuk ka asgjë të përbashkët me origjinalin. Gjegjësisht, kjo pjesë e komunikatës, qëllimisht është përkthyer gabimisht, që të manipulohet publike se Hojt Li i ka dhënë një porosi të ashpër Janevës që të mos e partizojë punën e prokurorisë speciale.

Mirëpo, porosia e këtillë, në fakt, nuk i është dhënë Janevës, por “të gjitha institucioneve, qeverisë dhe partive”.

Porosia është kjo:

“Në fund, në lidhje me Përzhinën, më lejoni që të them… Një aspekt tjetër që e ndjekim, gjithsesi, është puna e prokurores speciale, puna e së cilës, besojmë  se është mjaft e rëndësishme për mbylljen e këtillë kapitulli, këtij kapitulli të vështirë në historinë politike maqedonase. Mendojmë se është shumë me rëndësi për të gjitha institucionet, qeverinë dhe për partitë që të bashkëpunojnë me prokuroren speciale, që puna e saj të jetë sa më shumë që është e mundur apolitike dhe e pavarur.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button