Rexhallari më i miri i turneut “Adem Jashari”

Në fundjavën që e lamë pas në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është zhvilluar turneu i gjashtë ndërkombëtar  në mundje “Adem Jashari”. Mundësit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, BeH, Qipro, kanë garuar në kategorinë e seniorëve. 

KM Liria edhe një herë ka dasmuar se po nxjerr në pah talentët e mundjes që shumë shpejt do të na gëzojnë edhe në evenimente ndërkombëtare. Këtë më së miri e ka dëshmuar Jasin Rexhallari, i cili edhe është shpallur mundësi më i mirë i turneut, i cili në kategorinë 60kg mundi mundësin nga Bullgaria. 

Rexhallari duke rrëfyer për turneun dhe luftëtar që ka zhvilluar, na njoftoi se të gjithë rivalët e tij i ka mundur me rezultat 7:0. 

“Pa dyshim se kjo është edhe një arritje shumë me vlerë për mua dhe për klubin tim. Jam i kënaqur që fitova titullin mundësi më i mirë i turneut “Adem Jashari”. 
Sa i përket kundërshtarëve nuk kisha probleme me asnjë prej tyre, pasi që i fitova me rezultat të pastër 7:0. Në paraqitjen e parë e fitova një qipriot, pastaj kosovarin Susuri me rezultat 7:0 dhe në finale mundësin nga Bullgaria”, tha Rexhallari për “Portalb”. 

Mundësi i KM Çairi, Armin Idrizi edhe pse vetëm me 15 vjeçar, ai ka shënuar një sukses të lartë, duke u radhitur i dyti. Ndërkohë KM Liria u përfaqësuar edhe nga mundësi Valon Rogaçi, i cili fitoi vendin e tretë. I treti në piedestal ka përfunduar edhe mundësi i KM Tefejuz, Adem Ademi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button