Belle Air shpall falimentimin

Kompania shqiptare e fluturimeve “Belle Air” shpall pezullimin pa afat të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare.

Në një deklaratë zyrtare të “Belle Air” ndër të tjera thuhet: “Të ndodhur përballë një situate tejet të vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në këtë  pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë,  si  edhe  bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air. Gjatë kësaj periudhe kompania Belle Air do të rinisë një proçes ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti…Në këtë proçes Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen…”

Ndërkohë qindra udhëtarë kanë mbetur aeroporteve të huaja në pritje të kthimit në Tiranë dhe mijëra prenotimeve që janë bërë. Kompania shqiptare e fluturimeve “Belle Air” muajt e fundit ishte pjesë e skandaleve, ku shumë pasagjerë mbetën aeroporteve, për shkak të dështimit të fluturimeve, edhe pse ishin prenotuar biletat.

Lajme të ngjashme

Back to top button