Shilegov: Vëllai i gjykatësit Ivanovski i dyshuar për bixhoz (VIDEO)

Kundër Ilija Ivanovskit, vllait të gjykatësit Nikolla Ivanovski, më 2013 është ngre padi penale për organizim të bixhozit ose lojë tjetër fati që është e ndaluar. Deri sot kanë kaluar tre vite për këtë padi penale, për këtë padi penale nuk dihet asgjë. Ku është bllokuar padia penale për Ivanovskin plotë tre vite, ka pyetur sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, transmeton Portalb.

Publiku me të drejt pyet, thotë ai, se pse padia po mbahet me qëllim në sirtar.

“Te gjykatësit Josifovski dhe Gosheva ekziston konflikt interesi. Është e dukshme, te gjykatësi Ivanovski edhe më shumë ka konflikt interesi. Interesi i gjithë qytetarëve, interes i Maqedonisë është drejtësia dhe sundimin i ligjit. Për këtë arsye, qytetarët masovikisht do të dalin në mbrojtje të drejtësisë, në mbrojtje të së vërtetës dhe në mbrojtje të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Te nderuar qytetarë, sot të gjithë së bashku, në mënyrë paqësore me dinjitet të dalim në mbrojtje të Kushtetutës. Të gjithë nën flamurin e Maqedonisë, për Maqedoni demokratike”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button