Ahmeti: BDI do të angazhohet për zbatim të reformave urgjente edhe pas zgjedhjeve

Sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte i ftuar nga ambasadori Evropian Aivo Orav në takim pune me të gjithë Ambasadoret e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Maqedoni.

Si që lajmërojnë nga kabineti i Ahmetit, ai vlerësoi që roli i komunitetit ndërkombëtar në arritjen e marrëveshjes së Shkupit ka qenë vendimtar ndërsa elementet thelbësore nga kjo marrëveshja, që vë krizën në binare të zgjedhjes, tashmë janë zbatuar.

“BDI do të angazhohet për vijim të dialogut dhe zbatim të reformave urgjente edhe pas zgjedhjeve. Ai theksoi që mbarëvajtja e zgjedhjeve të 5 qershorit do të mundësojë fillimin e përfundimit të krizës politike në vend, por paraqet edhe parakusht për rivendosje të prioriteteve tona shtetërore mbi agjendën euro-atlantike. prioritet e BDI-së do të përqendrohen në rivendosjen e stabilitetit dhe sigurisë, zgjidhjen e çështjeve me fqinjët të cilat e pengojnë integrimin në NATO dhe BE, marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e reformave prioritare, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale, etj. ” ka thënë Ahmeti.

Si që lajmërojnë nga kabineti i Ahmetit, ai dhe ambasadorët diskutuan edhe për rëndësinë e madhe të marrëdhënieve ndëretnike, keqpërdorimin e simboleve fetare për qëllime politike si dhe për distribuimin dhe publikimin e paligjshëm të materialeve të përgjuara me ç’rast u kërkua përgjegjësi penale për keqpërdoruesit.

Ali Ahmeti në takim me ambasadorët
Ali Ahmeti në takim me ambasadorët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button