(FOTO) Kontra-protestuesit nisin protestën para Gjykatës Kushtetuese

Dhjetëra njerëz në mesin e të cilëve edhe këshilltarë të Komunës Karposh janë mbledhur para Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast përreth Gjykatës Kushtetuese po vendohen tenda, transmeton Portalb.

Tendat para Gjykates Kushtetuese 15.03 (1)

Kryetari i Komunës Karposh dhe lideri i partisë GROM Stevço Jakimovski dje ka paralajmëruar se do të organizojnë tubim me qëllim mbështetjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.Tendat para Gjykates Kushtetuese 15.03 (2) Tendat para Gjykates Kushtetuese 15.03 (3)

Qasja deri te Gjykata Kushtetuese është e ndaluar dhe ka prani të madhe të forcave policore.

Kontraprotesti i GROM-it ishte paralajmëruar pasi që platforma qytetare Hajde njoftoi se ora 18, sot, do të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese kundër punës jo kushtetuese të këtij institucioni.

Tendat para Gjykates Kushtetuese 15.03 (5) Tendat para Gjykates Kushtetuese 15.03 (6)

Protesta do të fillojë para ndërtesës së Qeverisë, do të vazhdojë para zyrës së kryetarit Ivanov, pastaj te Kuvendi dhe do të përfundojë para Gjykatës Kushtetuese./PortalbTendat para Gjykates Kushtetuese 15.03 (9) Tendat para Gjykates Kushtetuese 15.03 (7)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button