Ja sa para ka harxhuar deri më tani Prokuroria Speciale në krye me Janevën

Mjetet për punën e Prokurorisë Speciale për vitin 2015 janë siguruar me vendimin për ndarjen e mjeteve të votuar më 02.11.2015 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me vlerë prej 63.420.428.00 denarë, njofton PSP në raportin e saj të publikuar sot njofton Portalb.mk.

Mjetet nga Plani Financiar për vitin 2015 të cilat nuk janë harxhuar deri më 31.12.2015, gjegjësisht 49.877.757.00 denarë, janë tërhequr në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Sipas të dhënave të llogarisë përfundimtare për vitin 2015, nga mjetet e miratuara deri në fund të vitit 2015 janë harxhuar 13.542.671.00 denarë ose 21.4% nga buxheti i përgjithshëm, njofton Portalb.

-Për pagat e të punësuarve (13 prokurorë) janë harxhuar 1.682.047.00 denarë nga të cilët 1.118.440.00 denarë për pagat neto dhe 563.607.00 denarë për kontributet dhe tatimet personale.

-Për shërbime komunale, ngrohje, komunikim dhe transport 439.105.00 denarë

-Për materiale dhe inventar të imët 1.356.163.00 denarë

-Riparime dhe mirëmbajtje 55.144.00 denarë

-Për shërbime kontraktuale 4.835.933.00 denarë

-Shpenzime të tjera aktuale 190.279.00 denarë

-Blerje të pajisjeve dhe makinerive 600.000.00 denarë

-Për adaptimin e ndërtesës në të cilën duhet të vendoset Prokuroria Speciale 4.384.000.00 denarë, njofton Portalb.

Plani Financiar për vitin 2016 të Prokurorisë Speciale është përgatitur në bazë të nenit 16 të paragrafit 2 nga Ligji për prokurori Speciale, dhe i cili do të ketë vlerë prej 253.682.112.00 denarë. /Portalb

LEXO: Janeva zbardhë statistika të reja për numrin e personave që janë nën hetim (DOKUMENT)

LEXO: Janeva e dorëzoi raportin për gjashtë muajt e parë nga puna e saj

LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ligj të ri për dënimin e institucioneve që nuk bashkëpunojnë me të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button