PLT u bën thirrje turqve që t’i bashkëngjiten protestës për mbrojtjen e Kushtetutës

Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni ka deklaruar e ndjek me shqetësim tentimin për t’i amnistuar kriminelët zgjedhor dhe atë të shkeljes së aktit më të lartë ligjor – Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.

“Me këtë akt të turpshëm vetëm se legalizohet mashtrimi zgjedhor dhe se drejtpërdrejtë po rrezikohet liria e shtetit tonë. Për atë u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve tanë simpatizuesve, të gjithë turqve mendjelirë dhe të gjithë qytetarët tjerë që ta përmbajnë iniciativën qytetare për mbajtjen e Kushtetutës sot prej orës 18 dhe masovikisht të kyçen në marshin i cili do të fillojë përpara Qeverisë dhe do të vazhdojë deri te Gjykata Kushtetuese”, thonë nga PLT-ja. /Portalb

LEXO: Qytetarët sot në protestë dhe rojë nate për mbrojtjen e Kushtetutës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button