Lehtësimet për Iranin “mund të nisin në dhjetor”

Nga: Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm francez ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka gjasë të zbusë disa sanksionet ndaj Teheranit që nga dhjetori, si pjesë e marrëveshjes së arritur në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Laurent Fabius ka thënë se ministrat e jashtëm të BE-së do të mblidhen së bashku, “brenda pak javësh”, për të diskutuar rreth heqjes së pjesërishme të sanksioneve, duke shtuar se ka gjasë që kjo lëvizje të ndodhë në muajin dhjetor, transmeton REL.

Irani u pajtua të pezullonte disa nga aktivitetet e saj bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Arritja e marrëveshjes në Gjenevë, nxiti një rënie në çmimet e naftës, gjatë mëngjesit të sotëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button