PLD: Amnistimi i mashtrimeve zgjedhore a është uverturë për heqjen e PSP-së?

“Gjykata Kushtetuese patjetër duhet të jetë e vetëdijshme për politikën momentale në shtet dhe të qëndrojë për mbrojtjen e Kushtetutës, sistemit gjyqësor dhe demokracisë. Vendimet e kësaj Gjykatë nuk duhet të jenë rast për mosmarrëveshje mes qytetarëve”, porosisin nga PLD, njofton Portalb.

Sipas tyre, në kushte kur e drejta e qytetarëve të jetojnë në shoqëri demokratike, të kenë të drejtë dhe zgjedhin dhe të jenë të zgjedhur në mënyrë kriminale, nëpërmjet krimit apo falsifikimit, Gjykata Kushtetuese është e obligueshme që t’i mbrojë me ato gjërat e shenjta për çdo sistem demokratik.

“Gjykata dhe gjykatësit patjetër duhet të ngritën mbi politikën dhe të mos lejojnë që të lirohen mashtruesit zgjedhor, që njëkohësisht do të thotë edhe zhvlerësim i punës së Prokurorisë Speciale”, shtojnë nga PLD.

Nga partia thonë që nëse amnistimin për mashtrime zgjedhore do ta konfirmojë me “amin” Gjykata Kushtetuese, ajo do të hapë udhë edhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për të ashtuquajturën Prokuroria Speciale Publike, transmeton Portalb.

“Këto skenarë të partisë në pushtet çojnë deri te shembja e Prokurorisë Speciale, ndërkaq me atë edhe shkeljen e Marrëveshjes së Përzhinos dhe shembjen e sistemit juridik në shtet. Prokuroria Speciale patjetër duhet ta kryejë detyrën e saj, që të mos ketë nevojë të krijohet Gjykatë Speciale, me ndihmë të bashkësisë ndërkombëtare, Gjykatë i cili do t’i respektojë standardet, transparencën, paanshmërinë, dhe mbisundimin e ligjit”, shtojnë nga PLD. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button