Ja si jetohet brenda kryeqytetit të ISIS (VIDEO)

Dy gra siriane rrezikuan jetën e tyre për të filmuar në fshehtësi jetesën brenda kryeqytetit të të ashtuquajturit Shteti Islamik, në Raqqa.

Në videon e publikuar, dy grave u është ndryshuar zëri dhe përdorën emrat e koduar Om Omran dhe Om Mohammad me qëllim që të mos zbulohet identiteti i tyre.

Në video e fshehtë duken momente nga jeta e përditshme në Raqqa, qytet që është nën sundimin e terroristëve të ISIS.

Shihen qartë edhe persona të armatosur me kallashnikovë që lëvizin nëpër rrugë, të cilët kanë marrë rolin e policit për të ruajtur rendin dhe qetësinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button