Keqkuptimet për aknet që janë ende aktuale

55% gabimisht besojnë se aknet shkaktohen nga higjiena e dobët, gjysma kishin menduar se aknet janë infektive, dhe 37.5% kanë menduar se kjo sëmundje e lëkurës mund të jetë e ndërlidhur me ushqimin, respektivisht dietat.

“Isha befasuar nga këto rezultate. Duke e marrë parasysh që shumë njerëz e kanë përjetuar problemin e akneve, unë kam menduar se ata do të kishin më shumë mëshirë për pacientët që e kanë këtë sëmundje”, ka rrëfyer autorja e këtij studimi, Alexa Boer Kimball, drejtoreshë e një klinike, si dhe profesoreshë e dermatologjisë në “Harvard Medical School”, Boston.

“Padyshim që ka shumë keqkuptime pasi që njerëzit bëjnë supozime të gabuara rreth akneve dhe kjo është duke ndikuar në mendimin e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje”, ka thënë Kimball.

“Aknet janë një sëmundje për të cilën nuk duhet të hezitoni të kërkoni ndihmë mjekësore. Ka trajtime efektive të cilat do ju ndihmojnë, e të cilat ua sugjeron dermatologu juaj”, ka shtuar ajo.

Këto hulumtime janë prezantuar në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të dermatologjisë, në Washington, D.C.
Hulumtimet që prezantohen në takime shikohen përgjithësisht si hulumtime paraprake, derisa të publikohen në ndonjë gazetë e cila i ri-shikon ato.

Puçrrat e fytyrës, apo aknet, përndryshe janë ndër sëmundjet më të zakonshme në SHBA dhe i prek më shumë se 50 milionë amerikanë çdo vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button